Spasovski në promovimin e studimit hulumtues për ballafaqim me zjarre

Shkup, 15 korrik – Ministri i Punëve të Brendshme sot Oliver Spasovski mori pjesë në promovimin e studimit hulumtues “Analizë për gjendje të krizës dhe ballafaqim me zjarre në Republikën e Maqedonisë së Veriut nën prizmin e funksionalitetit të sistemit për menaxhim me kriza dhe mbrojtje dhe shpëtim”.

Në fjalimin e tij para të pranishmëve në amfiteatrin e Fakultetit të Sigurisë, Spasovski vuri në dukje se ky studim hulumtues-shkencor në të cilin ka të dokumentuar analitikë-statistikore, mund të jep udhëzime konkrete në drejtim të konceptualizimit strategjik të sistemit të tërësishëm të menaxhemnetit të krizës në të gjitha fazat e tija- parandalimi, planifikimi dhe sanimi i pasojave nga zjarret si kërcënim posaçërisht i theksuar në dy dekadat e fundit jo vetëm te ne por edhe në nivel global.

“Të gjithë ne, eksperiencën nën prizmin e zjarreve të cilat vitin e kaluar na ndodhën me dinamikë të rrezikshme gjatë disa javëve, e dimë se asnjë institucion vetëm, i izoluar nuk mund dhe nuk guxon të lëshohet në menaxhim në një proces të tillë të krizës, posaçërisht nëse potenciali i tij shkatërrues është e një volum të tillë”, theksoi Spasovski.

Në këtë kontekst, Spasovski kujtoi edhe në aksionin policor në rast të zjarrit të para pak kohe në Tetovë kur pjesëtarët e Njësitit të Helikopterëve pranë MPB-së në mënyrë aktive morën pjesë në shuarjen e zjarrit në objektin e magazinimit ku kishte shpërthyer zjarri.

“Duke u nisur nga njohuritë dhe analizat tona, por edhe nga obligimi i ynë ligjor te jemi servis dhe garantues i sigurisë dhe mbrojtjes së qytetarëve, në lidhje me kërcënimet nga zjarret siguruam pajisje të re dhe adekuate ekskluzivisht e dedikuar për aksion në drejtim të shuarjes së zjarreve, e përcjellur me proces edukativo-trajnues për aftësimin e nëpunësve tanë policorë për shfrytëzim efikas dhe cilësorë të së njëjtës”, shtoi ministri Spasovski duke potencuar gatishmërinë e pjesëtarëve të MPB-së për ballafaqim me situata të këtilla.

Duke iu drejtuar urime autorëve për përkushtimin dhe për mundin e dhënë, Spasovski shprehu bindjen se ky studim do të merr vendin e tij në përpjekjet e përbashkëta për ngritjen thelbësore të të gjitha standardeve të funksionimit gjatë aksioneve në gjendje krize dhe gjithsesi në koncipimin e një sistemi më afatgjatë dhe më cilësorë për mbrojtje dhe shpëtim në shërbim të qytetarëve.