Spasovski: MPB përkushtohet për përforcimin e parimeve të transparencës dhe llogaridhënies

Shkup, 17 qershor – Ministria e Punëve të Brendshme është e përkushtuar për zhvillimin dhe përforcimin e mëtejshëm të parimeve të transparencës dhe llogaridhënies. Këto janë qëllime që janë të rëndësisë parësore për ne, si mënyra më e mirë dhe e vetme për të ndërtuar besimin, por edhe bashkëpunimin më të ngushtë me qytetarët, theksoi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Ai sot mori pjesë në Konferencën Nacionale për punë demokratike policore me temë “Drejt një policie transparente, llogaridhënëse dhe gjithëpërfshirëse në Maqedoninë e Veriut” organizuar nga EUROTINK – Qendra për Strategji Evropiane.

Ministrja tha se fokusi i MPB-së në promovimin e mëtejshëm të pozitave dhe rolit të policisë në opinion, te qytetarët është i drejtuar në disa drejtime veprimi.

“Para së gjithash, në sferën e korrektësisë maksimale të komunikimit dhe hapjes ndaj qytetarëve dhe mediave në përmirësimin e përgjithshëm të të kuptuarit të punës së policisë me të gjitha segmentet e saj: fushëveprimi i kompetencave, procedurës, veprimeve, ekspertizës dhe profesionalizmit, duke përdorur të gjitha mekanizmat moderne, teknikë dhe të standardizuara të komunikimit, përfshirë fushatat publike dhe të tjera, projektet dhe të ngjashme, tha Spasovski.

Sipas Spasovskit, të dhënat e Qendrës për komunikime civile për transparencë aktive të policisë, thonë se MPB-ja në vitin 2021 është vlerësuar si “shumë mirë” që tregon se MPB është në rrugën e duhur për ta zbatuar plotësisht konceptin e “community policing” i një shërbimi të hapur dhe gjithëpërfshirës në emër dhe në interes të qytetarëve.

“Praktikisht, analizat dhe vlerësimet e Qendrës për Komunikime Civile tregojnë se ne si ministri po përmirësojmë vazhdimisht transparencën tonë aktive, duke kaluar nga viti 2016 e deri më sot, në tre nivele – nga mesatarja, përmes e mirë, në transparencë aktive shumë të mirë. Pse e theksoj transparencën aktive? Para së gjithash, sepse është një vlerësim i transparencës bazuar në politikën e brendshme të MPB-së për të publikuar të dhëna që janë me interes publik, për të qenë transparent ndaj qytetarëve, pra komunitetit dhe kur ata nuk kanë paraqitur kërkesë për qasje në informata, nënvizoi ministri Spasovski.

Ndër të tjera, Spasovski e theksoi dokumentin “Koncepti i të drejtave të njeriut për policinë” i cili është rezultat i bashkëpunimit të përbashkët të ekspertëve tanë dhe të huaj dhe punonjësve të MPB-së, dhe i dedikuar për të gjithë policët, përkatësisht për punën e tyre profesionale më të mirë dhe më efikase në zbatimin e kompetencave policore në kuadër të mbrojtjes dhe respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut.