Spasovski me thirrje për protesta të qeta dhe demokratike

Shkup, 12 Korrik – Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook ju bën thirrje qytetarëve, por edhe subjekteve politike që duan të shprehin qëndrimin e tyre me protestë, ta bëjnë këtë në mënyrë paqësore.

Dhe duke qenë se shteti ligjor dhe demokracia janë të ndërlidhura dhe të kushtëzuara, dua t’ju kujtoj edhe një herë se çdo tubim publik (protestë), sipas ligjit, duhet të raportohet siç duhet. Njëkohësisht, përveç njoftimit për bllokada të datës 08.07.2022, i cili si dokument i është dorëzuar Ministrisë së Punëve të Brendshme po atë ditë, edhe pse sipas Ligjit për Tubimet Publike duhet të dorëzohet jo më vonë se 48 orë para fillimit të ngjarjes, asnjë nga protestat e ditëve të fundit nuk ishte paralajmëruar dhe regjistruar siç duhet, por organizimi ka rrjedhur nëpër rrjetet sociale, të iniciuara dhe të udhëhequra nga disa parti politike.