Spasovski dhe Azeski në “Tabanoc” për kontroll të rrjedhës së mallrave në kuadër të “Ballkanit të Hapur”
Shkup, 29 korrik – Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Branko Azeski dhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, do ta vizitojnë vendkalimin kufitar “Tabanoc”, në kuadër të projektit të Odës Ekonomike për ndjekjen e rrjedhës së mallrave në këtë kufi, që filloi më 1 korrik dhe do të zgjasë deri më 31 gusht të këtij viti.
Siç theksohet në kumtesën e Odës, si pjesë e aktiviteteve në kuadër të iniciativës “Ballkani i Hapur” për përmirësimin e kushteve për punën e kompanive në rajon dhe për lehtësimin e importit dhe eksportit të mallrave, si dhe të lëvizjes së lirë të fuqisë punëtore dhe të kapitalit, me punonjësit e vet, është drejtpërdrejt e pranishme në pikën më të ngarkuar kufitare në vendin tonë, ku vetëm në qershor dhe korrik kanë kaluar kufirin në të dy drejtimet në total rreth një milion udhëtarë.
Gjatë korrikut, punëtorët në Odë në “Tabanoc”, siç theksojnë nga Oda konstatojnë: çdo ditë mesatarisht nga 40 kamionë presin në vendkalim; për automjetet transportuese në funksion është vetëm një korsi; gjatë sezonit të verës edhe korsia për “Balkani i Hapur” është në funksion për automjetet e udhëtarëve, ndërsa kamionët janë lënë në pritje; ndërprerjet e përditshme në furnizimin me energji elektrike, pa mundësi të ndezjejes automatike të agregateve, i bllokojnë sistemet dhe se në vendkalimin kufitar në kolonë nuk ka kushte për ndarjen e kamionëve të plotë nga ato boshe të cilat mbahen pa nevojë.
Në takim, përveç kryetarit të Odës Ekonomike, Branko Azeski dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, do të marrin pjesë edhe drejtorët e Drejtorisë doganore dhe të Agjencisë për ushqim dhe veterinari, Sllavica Kutirov dhe Nikolçe Babovski.
Nga Oda paralajmëorjnë se Azeski dhe ministri Spasovski, pas përfundimit të aktiviteteve në “Tabanoc”, do të realizojnë edhe një takim, në të cilin do të shqyrtohen mundësitë për thjeshtësimin e procedurës komplekse për rregullimin e qëndrimit dhe punës për të huajt në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Takimi do të zhvillohet pas problemeve të konstatuara nga kompanitë anëtare në Këshillin e investitorëve të huaj në periudhën e fundit, si dhe për problemet lidhur me rregullimin e qëndrimit të shtetasve të huaj nga vende të caktuara, të cilët nuk mund ta rregullojnë vendbanimin e tyre për shkak të pengesave administrative, shkaqet e të cilëve nuk dihen, ndërsa investitorët kanë nevojë për ta për shkak të investimeve, servisimi e pajisjeve dhe të tjera.

