Shqiptohen 150 kundërvajtje trafiku në Shkup, 58 për tejkalim të shpejtësisë

Shkup, 23 korrik – Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik, me ç’rast vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 160 kundërvajtje, prej të cilave dhjetë gjoba për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, pesëdhjetë e tetë sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, gjashtë sanksione për shoferët e motoçikletave. 

Sip kumtoi MPB-ja, janë shqiptuar edhe gjashtë masa për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, katër sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), katër sanksione për automjete në gjendje jo të rregullt teknike…

“Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë”, kumtoi MPB.