“Shpëtohet” liqeni i Dibrës, lejohet vetëm peshkimi sportiv
Dibër, 28 korrik – Vendimi i Qeverisë për përcaktimin të koncesioneve në liqet në vendin tonë, në këtë drejtim edhe vendimi që Liqeni i Dibrës të jepet nën koncesion vetëm për rekreim dhe peshkim sportiv është përshëndetur nga dibranët dhe veçmas nga peshkatarët sportiv të cilët janë të shumtë. Ky vendim i cili i paraprin hapjes të tenderëve për konkurrim sipas udhëheqësisë të shoqatës së peshkatarëve sportiv “Trofta” faktikisht është një vendim i mirëpritur meqë Liqeni i Dibrës ka një domethënie shumë të madhe për zhvillimin e turizmit. Në bisedën që patëm me udhëheqësin e shoqatës së peshkatarëve sportiv “Trofta” në Dibër u informuam se peshkatarët sportiv të Dibrës por edhe ata të cilët janë nga qytete të tjera të vendit kanë përshëndetur vendimin që Liqeni i Dibrës të jepet koncesion vetëm për rekreim dhe peshkim sportiv. Kryetari i shoqatës Beli Haliti për gazetën KOHA tha se faktikisht Qeveria ka marr parasysh kërkesat të pushtetit vendor si dhe të shoqatës së peshkatarëve sportiv kur është në pyetje koncesioni mbi liqenin e Dibrës.
“Kemi tentuar në kontinuitet që Liqeni i Dibrës të mos jepet koncesion për peshkim ekonomik. Para disa viteve dhënia e koncesionit për peshkim ekonomik maksimalisht ka dëmtuar fondin e peshkut në liqe, meqë koncesioneri i atëhershëm as nga së afërmi nuk ka respektuar mënyrën e gjuajtjes së peshkut dhe sasinë e gjuajtjes . Ato vite ka ngec edhe shumimi i peshkut. Ne jemi të mendimit se Dibrës i duhet një liqe i cili do të ndihmojë zhvillimin e ekonomik që do të thotë liqeni të shfrytëzohet edhe si prioritet turistik”, thotë kryetari i shoqatës “Trofta”, ndërsa shton se me një koncesion të Liqenit për rekreim dhe peshkim sportiv mundësohet që në Liqenin e Dibrës të jenë prezent shumë peshkatarë sportiv jo vetëm nga Dibra por edhe shumë qytete të vendit si edhe nga Shqipëria dhe Kosova. Tani kur është përmirësuar edhe fondi i peshkut në Liqenin e Dibrës presim që ne si shoqatë të konkurrojmë për marrje e koncesionit për rekreim dhe peshkim sportiv, thotë kryetari Beli Haliti dhe potencon se Liqeni i Dibrës është një perlë turistike.
Poashtu, sipas tij, Liqeni i bukur mundëson që në të, të realizohen garat në peshkim siç ndodhi gjatë dy viteve të kaluara me pjesëmarrje të peshkatarëve sportiv të shumë klubeve nga Maqedonia e Veriut por edhe nga Kosova. Me vendimin qeveritar faktikisht janë të kënaqur edhe përfaqësuesit të komunës Dibër të cilët në kontinuitet kërkonin që institucionet qendrore kompetente të kenë parasysh faktin se Liqeni i Dibrës si një nga shtyllat për zhvillimin turistik të komunës mundëson grumbullimi të një numri të madh të peshkatarëve sportiv por edhe familjeve të tyre që shpesh ta vizitojnë Liqenin dhe normalisht vet qytetin e Dibrës. Këto ditë në bregun e Liqenit takuam shkupjanin Ramadan.T. Ai na tha se nga muaji maj deri në shtator pothuajse çdo vikend është prezent në bregun e liqenit dhe me shokët e tij gjuan peshk. Takuam edhe Naser. D nga Kosova. Edhe Naseri thotë se gjatë sezonit veror viziton Dibrën meqë është një peshkatar sportiv i cili merr pjesë edhe në garat sportive për gjuajtjen e peshkut që realizohet në Liqenin e Dibrës.

