Shoferët të mos ngasin automjetet kur janë të lodhur dhe nën ndikimin e alkoolit

Shkup, 26 korrik – Këshilli republikan për siguri të komunikacionit në rrugë (KRSKRR) përmes kumtesës apelon deri te të gjithë pjesmarrësit në komunikacion t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret, shoferët të mos qarkullojnë kur janë të  lodhur dhe janë nën ndikimin e alkoolit dhe të mos e tejkalojnë shpejtësinë e lejuar.

Shoferët kur nisen në rrugë më të gjata, siç thuhet, duhet ta kontrollojnë rregullsinë teknike të automjetit, ta planifikojnë kohën për udhëtim, të bëjnë pushime më të shpeshta jashtë automjetit dhe të konsumojnë sa më shumë pije joalkoolike.

Në kuadër të fushatës “Verë më e sigurtë 2022” po realizohet fushatë verore me moton “Vozit i çlodhur” dhe fushatën “Mbaj mbrojtëse në kokë”, të dedikuar për shoferët e motoçikletave, biçikletave dhe trotinetëve elektrikë, me qëllim të përmirësimit të sigurisë në rrugë, edhe te pjesëmarësit tanë edhe te të huaj në komunikacion, përmes edukimit dhe ngritjes së ndërgjegjes te shoferët për respektimin e rregullave të komunikacionit. Vozit i çlodhur, vozit i sigurt”, shtojnë nga KRSKRR.