Shkup, ditëve në vijim do të realizohet spërkatje kundër mushkonjave

Shkup, 21 qershor – Qyteti i Shkupit njofton qytetarët se gjatë ditëve në vijim në territorin e qytetit të Shkupit do të bëhet dezinsektimi nga toka dhe me avion kundër mushkonjave, informojnë nga Qyteti i Shkupit.

“Dezinsektimi nga toka kundër formave të rritura të mushkonjave do të kryhet nga nesër 22.06.2022, (e mërkurë) deri të shtunën (25.06.2022), në periudhën nga ora 22 deri në orën 03:00 të ditës së nesërme. Dezinfektimi me avion kundër formave të rritura të mushkonjave, nga ana tjetër do të bëhet më datën 25.06.2022 (e shtunë) dhe më datën 26.06.2022 (e diel), në orët e para të mëngjesit”, theksojnë nga Qyteti i Shkupit.

Nëse kushtet atmosferike nuk lejojnë spërkatjen, dezinsektimi do të bëhet në të njëjtën kohë ditën e parë të ardhshme kur kushtet atmosferike të jenë të favorshme, ndërsa bletarët njëherësh njoftohen që të marrin me kohë masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.