Sherr në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Mad Video Music Awards” në Athin, lëndohet prezantuesja

Ditën e djeshme (e mërkurë) është zhvilluar ceremonia e ndarjes së çmimeve “Mad Video Music Awards”.
Ngjarja u mbajt në stadiumin “Tae Kwon Do”, me prezantues Themis Georgantas dhe Konnie Metaxa.
Fatkeqësisht nata e madhe muzikore – e cila u rikthye për të 19-in vit – u prish nga sherri mes Snikut dhe Light, i cili shkaktoi një shqetësim të madh te publiku që erdhi për të parë “Mad Video Music Awards”.

Sherri i artistëve të lartpërmendur raportohet se nisi me rojet e sigurisë e që më pas shkaktoi kaos të madh në arenë.
Në këtë moment e pranishme në skenë ishte moderatorja Roula Koromila, e cila siç shihet në bazë të disa pamjeve ka lënduar këmbën.
Nga i njëjti event, u përfol edhe për një lëndim të lehtë të këngëtares Helena Paparizou, e që në një video të shpërndarë në rrjete sociale shihet e shqetësuar dhe e tronditur nga kjo ngjarje.
Avokati i kompanisë së saj diskografike tha se do të bëjë padi për fyerje dhe lëndim trupor.
Sidoqoftë, nuk është dhënë asnjë detaj tjetër më shumë në lidhje me këtë incident.