Shënimi i Ditës së VING-ut ajror
Shkup, 9 qershor – Në kuadër të aktiviteteve me rastin e jubileut 30-vjeçar të Armatës, sot në kazermën “Strasho Pinxhur” në Petrovec, VING-u ajror nga përbërja e komandës për operacione me solemnitet ushtarak do ta shënojë Ditën e njësitit.
Në pajtim me programin, Dita e njësitit do të shënohet me fjalime rasti të zëvendës-komandantit të VING-ut, nënkolonelit Igor Çkorov dhe shefit të shtabit të komandës për operacione, gjenerali i brigadës Mirçe Gjorovski pas çka do të pasojnë kumtesa të masave stimuluese të pjesëtarëve të VING-ut dhe fluturim i fluturakeve nga përbërja e njësitit.
Në solemnitet do të marrin pjesë shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-nënkolonel Vasko Gjurçinovski, sekretari i shtetit Dragan Nikoliq, gjeneralë, përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtatmadhorisë, komandantë të komandave të njësiteve të Armatës dhe ish-komandantë dhe pjesëtarë të njësitit.
VING-u ajror e shënon 10 qershorin, si datë kur në vitin 1992 ka ndodhur fluturimi i parë i ekuipazhit nga Aviacioni i sapoformuar ushtarak i Maqedonisë.

