SHA EMV: Prioritet do të jenë qytetarët, energjia e tepërt elektrike mund t’i ofrohet ekonomisë

Shkup, 28 korrik – Në mbledhjen e Odës ekonomike lidhur me furnizimin me energji elektrike të kapaciteteve të mëdha prodhuese në shtet, nga ana e Odës janë propozuar masa tek Qeveria me të cilat do të lehtësohet gjendja e kompanive në lidhje me furnizimin me energji elektrike. Ndër të tjera, tek SHA EMV  është dërguar një apel nëse gjatë periudhës së dimrit kompania prodhon tepricë të energjisë elektrike, e njëjta të ofrohet në pako të volitshme për kompanitë elektrike të cilat shpenzojnë sasi të mëdha dhe të cilat janë në gjendje të rëndë duke e pasur parasysh atë që pritet energjia elektrike të arrijë çmime edhe më të larta se ato momentale.

Drejtori i përgjithshëm, Vasko Kovaçevski, u përgjigj se SHA EMV tani më i ka furnizuar energjitë e nevojshme dhe e rritë për t’i ofruar ekonomisë vendase. Kovaçevski theksoi se prioritet i ESM-së është para së gjithash sigurimi i energjisë elektrike për qytetarët, por edhe obligimet e marra për mbulimin e humbjeve në rrjetin e MEPSO-s dhe EVN Elektrodstribucioni, për çka ESM ka rritur planin e prodhimit për vitin 2022. për 20 për qind.

SHA EMV siguron 100 për qind të energjisë të cilën EVN Houm e ofron për  amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël.