Sela: Bullgarët duhet të vendosen në Kushtetutën e vendit, kështu zgjidhet problemi

Shkup, 23 qershor – Lideri i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela në konferencën e sotme për shtyp me rastin e përfundimit të zgjedhjeve brendapartiake u deklarua edhe për ngjarjet politike aktuale rreth propozimit francez me qëllim të heqjes së vetos nga ana e Bullgarisë për fillimin e negociatave me BE-në. Ai theksoi se propozimin nuk e ka parë dhe nuk dëshiron të komenton hollësitë, por se në përgjithësi e mbështet vendosjen e bullgarëve në Kushtetutë si mënyrë për tejkalimin e problemit me shtetin fqinjë.

“Të gjithë jemi të vetëdijshëm se kur ka ndryshime edhe në Kushtetutë dhe secila presje dhe secila fjalë është e rëndësishme. Po, Aleanca për Shqiptarët e sheh si zgjidhje vendosjen e bullgarëve në preambulën e Kushtetutës së Maqedonisë. Ne këtë pozicion e kemi që nga viti 2015-2016 si parti politike. Mendojë se të gjithë aktorët politik dhe politikanët maqedonas duhet të mendojmë dhe të pranojnë është propozim. E dini çfarë, ne mund gjatë gjithë kohës të ankohemi se dikush na bllokon, por duhet t’I kthehemi pyetjes bazike se kush janë ata që kërkojnë të bëhen anëtare e BE-së, dhe këto jemi ne. Dhe është e jona të vendosim nëse do të jemi apo nuk do të vazhdojmë në BE”, deklaroi Ziadin Sela.

Ai tha se do të votonim për pakicën bullgare në Kushtetutë.

“Për momentin kur prej njëzet vitesh është pranuar pavarësia e Maqedonisë njëkohësisht është pranuar edhe gjithçka që nënkupton Maqedoni si shtet nga ana e Bullgarisë. Në pikëpamjen tone tanimë është vonë për kërkesa të këtyre temave. Çështja e pakicave është çështje e Deklaratës universal për të drejtat e njeriut të cilën vendet demokratike e kanë ratifikuar në Parlamentet e tyre. Dhe sjellja jonë duhet të jetë sipas kësaj Deklarate universale”, deklaroi Sela.

Sipas Selës, Marrëveshja për Miqësi të Mirë me Bullgarinë është e gabueshme nga ana aspekti jonë dhe tha se pushteti fshihet pas shkencëtarëve dhe Komisioneve. Ai nënvizoi se duhet të jetë e qartë se bëhet fjalë për punë politike.

“Kompromisi nuk është punë që e njohin shkencëtarët. Unë kur flas për historianët, flasë për shkencëtarët, qoftë nga pala bullgare, qoftë nga pala maqedonase. Shkencëtarët vendosin në bazë të fakteve dhe nuk mundet tani përkatësia etnike e cilësdo figure historike të zgjidhet sipas kësaj – nuk e di me vota kush si do të voton. Këto janë fakte që duhet t’i tregojnë shkencëtarët. Problemi është politik dhe politiksht duhet të zgjidhet ky problem. Ata që udhëheqin shtete dhe qeveri duhet të dinë këtë dhe të ulën dhe të bëjnë kompromise. Tani janë momentet për të bërë kompromise”, theksoi lideri i partisë Aleanca për Shqiptarët.

Sela, potencoi se nisma “Ballkani i Hapur” është punë që tani shërben vetëm për të tejkaluar njohjen e Kosovës. Ai i lexoi të gjithë 15 kryetarët e ri të degëve që u zgjodhën në zgjedhjet brendapartiake.