Seanca të dy komisioneve kuvendore

Shkup, 7 qershor – Në Kuvend sot do të mbahen seanca të Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri dhe të Komisionit Ligjdhënës-juridik.

Në rend dite të seancës së Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri është Propozim-vendimi për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara “UNIFIL”, në Republikën e Libanit, si edhe Propozim-vendim9i për ndryshimin e Vendimit për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar të Bashkimit Evropian “ALTEA”, në Bosnjë e Hercegovinë.

Dy seanca sot do t’i mbajë Komisioni ligjdhënës-juridik. Anëtarët e saj, midis tjerash do të debatojnë për Propozim-ligjin për barërat, më pas për Propozim-ligjin për kontrollin e drogave dhe substancave psikotrope si edhe Propozim-ligji për procedurë penale, ndërsa do t’i shqyrtojnë edhe propozimet që janë në seancën e Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri.