Rritet numri me Covid, mjekët amë sot kontrolluan mbi 100 pacient

Shkup, 25 Korrik – Ditët e fundit është rritur ndjeshëm numri i rasteve pozitive me Kovid 19 në vend. Kjo ka bërë që pacinetët me Kovid 19 të vërshojnë ambulantat. Pjesa më e madhe që kërkojnë ndihmë mjeksore nga mjekët amë janë pikërisht pacient me Kovid 19. Rritja e numrit të pacientënve ka shkaktuar vështërsi për testim në llogari të fondit shëndetësorë, për çka pritet të paktën një javë, për aq kohë sa llogaritet pacienti të jetë shëruar, thonë mjekët.
“Një numër i madh i pacientëve kanë temperaturë të lartë nga 38 deri në 40. Poashtu shenja tjera janë vjellje, kokëdhembje, marramendje apo edhe kolaps. Në mëngjes kishim disa pacient me kolaps, por shumica kanë simploma të lehta respiratore.”, tha mjekja Ankica Stanoevska.
Mjekët amë thonë se sidomos të hënën numri i pacientëve është shum i lartë dhe arrinë në 100 pacient brenda ditës, ndërsa gjatë vikendit ata mund të trajtohen nga shërbimet e kujdestarisë.
“Pacientët e sëmurë gjetë vikendit mund tu rejtohen shërbimeve të kujdestarisë, të cilat tani për tani do të thoja sa u përket Kovid infektimeve të pa izoluar, pasi këtu vijnë edhe pacientët me sëmundje kronike dhe Kovid pacientët. Dhe mund tu drejtohen kovid qendrave edhe pse klinika infektive gjatë vikendit, e shtun e diel, pasdite ka pranim të pacientëve. Klinika 8 Shtatori punon vetëm ndrrimin e parë dhe do të thoja pacientët mund ehe të mos kenë ku të drejtohen.”, tha Stanoevska.
Sa i përket propozimit të Komisionit për sëmundje infektive për hapjen e kovid ambulantave në poliklinika, mjekët amë thonë se nuk duhet që ata të përfshihen, por tu shërbejnë pacietëve të tyre, ndërsa të anagzhohen mjekët e rinjë që kanë punuar në kovid qendra.