Rektori i UNT-së Zeqiri priti në takim kreun e BFI-së, Shaqir ef. Fetahu

Shkup, 20 qershor – Autoritetet ruse sot kanë akuzuar forcat ukrainase se kanë qëlluar platformat detare të naftës në afërsi të Krimesë, duke thënë se tre persona janë lënduar, ndërsa në vijim janë operacionet e shpëtimi.

“Këtë mëngjes armiku ka sulmuar platformën “Çernomorneftegas”. Jam në kontakt me kolegët tonë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSB (shërbimi special), po përpiqemi të shpejtomë njerëz”, u deklarua Sergej Aksinov përmes “Telegramit”, guvernator i emëruar nga Moska pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014.

Ai tha se pesë nga 12-të personat ishin shpëtuar dhe tre u plagosën, ndërsa hetimet për të tjerët vazhdoi me pjesëmarrjen e anijeve patrulluese dhe mjeteve ajrore.

Ai nuk specifikoi se cilat instalime u prekën, por “Çernomorneftegas” shfrytëzoi disa fusha gazi dhe nafte në Detin e Zi dhe Detin Azov pranë Krimesë.

Ky është sulmi i parë i raportuar në infrastrukturën energjetike në det të Krimesë që nga fillimi i ofensivës ruse në Ukrainë në fund të shkurtit.