Ramadani: Është logjike që BE-ja do t’a mbështesë më tepër Bullgarinë, edhe ajo është anëtare e BE-së

Shkup, 20 qershor – Analisti politik Ismet Ramadani, në një deklaratë për Studio10, sa i përket propozimit francez ka potencuar se BE-ja normalisht kujdeset më tepër për Bullgarinë se ajo është gjithashtu anëtare e BE-së. Kjo sipas tij është diçka logjike.

Ai shton se Maqedonia duhet të shqyrtojë shumë mirë propozimin francez dhe të llogaritë çfarë mund të humbë e çfarë mund të fitojë.

“Bullgaria është anëtare e BE-së, logjikisht ata më tepër kujdesen për njëri tjetrin sepse i përkasin një aleance. Mendoj se propozimi francez në një mënyrë dëshiron të tërheqë Bullgarinë nga situata në të cilën ishte deri tani. Ne këtu duhet mirë ti shohim punët, të shohim çfarë fitojmë dhe çfarë humbim. Vet fakti që Sholc ishte këtu dhe në Bullgari, lë me dije se rajoni është nën lupë dhe nën një observacioni dhe në këtë kontekst ndoshta do të kalojmë disi”, tha Ramadani./Zhurnal.mk