Radev porosi Petkovit: Nuk guxon të ketë dyshime se do të hiqet vetoja ndaj Maqedonisë së Veriut

Shkup, 17 qershor – Presidenti bullgar Rumen Radev, duke komentuar para gazetarëve në Sofje, tha se Qeveria e Kiril Petkovit duhet t’i hedhë poshtë të gjitha dyshimet se mund të tërhiqet nga vetoja për Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ai përkujtoi se javën e ardhshme kryeministri Kiril Petkov do të shkojë në Bruksel ku duhet t’i mbrojë interesat nacionalë.

Siç informon korrespondenti i MIA-s nga Sofja, Kuvendi Popullor dhe bullgarët, sipas Radevit, duhet paraprakisht dhe qartë të dinë se çfarë qëndrimi do të marrë kryeministri bullgar në Bruksel dhe kjo sipas tij nuk mund të heqë dorë nga korniza e Këshillit Këshillëdhënës për Siguri Nacionale nga fillimi i këtij viti.

Sipas Radevit, çdo mashtrim ose tentime për zëvendësim dhe rrumbullakësim të pozicionit nacional do të ketë pasoja të rënda.