Radev kërkoi që të mbetët veto për Shkupin deri në krijimin e shumicës së re parlamentare në Bullgari

Shkup, 10 qershor – Presidenti bullgar Rumen Radev sot në deklaratë për media kërkoi që vetoja për Maqedoninën e Veriut të mbetët deri kur të krijohet shumica e re parlamentare në Bullgari.

Siç lajmëron BNT, Radev thekson se kriza politike është fakt, por siç thotë për dallim nga krizat paraprake, kjo po vijon në kushte të inflacionit progresiv, social, ekonomik dhe krizës ushqimore të shkaktuar nga lufta në Ukrainës.

“Partitë të përfaqësuese në Parlament duhet sa më shpejtë të gjejnë rrugëdalje nga kjo gjendje, sepse na duhet qeverisje e përgjegjshme dhe e qëndrueshme. Derisa partitë kërkojnë krijimin e shumicës qeverisëse, Qeveria duhe të sigurojë pagesa sociale dhe mbështetje të biznesit. Të qëndrojë vetoja për Republikën e Maqedonisë së Veriut në përputhje me kornizën e miratuar në Këshillin konsultativ për sigurinë nacionale dhe të sigurohet funksionaliteti i shtetit”, thotë Radev në deklaratë për media.

Deklarata e Radevit pason pasiqë partia “Ka popull të tillë” e Sllavi Trifunov paralajmëroi dalje nga koalicioni qeveritar duke tërhequr katër ministrat e saj, në mes të cilëve edhe shefen e diplomacisë Teodora Gençovska.