Qendra Zhupë nesër 14 orë pa ujë

Dibër, 7 qershor – Nesër në periudhën prej orës 8:00 deri në orën 22:00, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në Komunën Qendra Zhupë, për shkak të ndërhyrjeve të planifikuara të ujësjellësit Rososki-Dibër.

Sipas Burim Kabës, drejtor i Ndërmarrjes komunale publike “Standard” – Dibër e cila ekonomizon me ujësjellësin, ndërprerja e furnizimit me ujë bëhet për shkak të vazhdimit të projektit për zëvendësim të ventilëve të rinj, që filloi me realizim në nëntor të vitit të kaluar.

“Nesër do t’i ndërrojmë ventilët e ajrit në pjesën e cila ndahet nga Ura e Mullisit drejt Qendrës Zhupë, të vendosura para tre dekjadave e gjysmë, kur edhe është ndërtuar ujësjellësi. Nga shfrytëzuesit kërkojmë mirëkuptim dhe durim, sepse çdo ndërhyrje është në drejtim të furnizimit sa më normal”, tha Kaba.

Projekti realizohet me mjete nga bixheti i Komunës së Dibrës, ndërsa punët do tÇi kryejë ndërmarrja “SmS holding” – Shkup, së bashku me të punësuarit e ndërmarrjes “Standard”.