Punonjësit e Librave Amë bllokojnë qendrën e Shkupit, nuk u janë plotësuar kërkesat
Shkup, 2 qershor – Sindikata e Pavarur e të punësuarve në Drejtorinë për Udhëheqjen e Librave Amë, e kanë bllokuar komunikacion në bulevaret kyçe të qytetit, sikurse “Shën Kirili dhe Metodi” dhe bulevarin “Shën Kliment Ohridski”, informon Zhurnal.
Bllokimi i rrugëve vjen pas protestës para Ministrisë së Financave, e cila u mbajt javën e kaluar, por e njejta ishte e pasuksesshme sepse kërkesat e tyre për paga më të larta dhe nënshkrimin e një marrëveshjeje kolektive nuk u përmbushën.

Duke protestuar ata po përsëritin kërkesat e tyre për 30% paga më të larta si dhe 50% nga paga mesatare për K-15. Ata shprehen se durimi është kah fundi dhe nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre, protesta do të jetë edhe më e madhe./Zhurnal.mk

