Punë ka, madje nga Maqedonia e Veriut për kompani dhe brende botërore!

Shkup, 20 maj – Me përshpejtimin e procesit të globalizimit në nivel botëror edhe kërkesat dhe nevojat për punë kanë ndryshuar. Fleksibiliteti i punës është shtuar si një ndër kriteret kryesore për punëkërkuesit e rinj, pasi të rinjtë nuk po preferojnë punë robotike. Orari fleksibil, pagat e dinjitetshme janë dy kushtet kryesore që punëtorët e rinj i vendosin punëdhënësve. E treta që është poaq e rëndësishme sa dy të parat është puna onlajn. Sidomos pas periudhës së pandemisë globale puna onlajn ka marrë hov të madh. Një mundësi të tillë e kanë edhe qytetarët e sidomos të rinjtë e Maqedonisë së Veriut që nga shtëpia pa ikur askund të punojnë edhe për brendet më të njohura botërore, shkruan Zhurnal.

Punë nga Maqedonia për brendet më të mëdha në botë –

Teleperformance është një kompani gjermane dhe lidere në fushën e ofrimit të mbështetjes së klientit dhe shërbimeve digjitale, vazhdon zgjerimin e saj në Maqedoninë e Veriut, duke sjell shumë përfitime dhe një bonus mirëseardhjeje për çdo punonjës të ri. Për të arritur këtë, kërkohet vetëm një kusht: njohja e gjuhës gjermane.

Teleperformance një lider botëror në shërbim ndaj klientët me më shumë se 460 zyra në 80 vende të botës, vazhdon të zgjerojë ekipin në Maqedoninë e Veriut. Kompania ofron kushte të punës me standarde të larta, si dhe mundësi të shumta për zhvillimin e karrierës, këtë mund ta konfirmojnë mbi 700 të rinj nga vendi të cilët janë të lumtur që me punën e tyre ndihmojnë mijëra klientë nga e gjithë bota.

Ajo që e bën këtë kompani atraktive për një numër të madh punonjësish është mundësia për të punuar me brendet më të mëdha botërore duke përfituar pagë dhe shpërblime mbi mesataren, shpërblime të rregullta dhe surpriza për performuesit më të mirë, si dhe një numër të madh aktivitetesh ekipore. Aty ofrohet edhe kujdes i madh për sa i përket menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe kënaqësisë së punonjësve. Kjo konfirmohet nga certifikata Great Place To Work®, e cila për të tretin vit radhazi e rendit Teleperformancën ndër punëdhënësit më të dëshirueshëm në botë!

Mundësi pune nga zyra ose nga shtëpia –

Teleperformance u ofron punonjësve të saj shumë përfitime që e diferencojnë atë ndjeshëm nga kompanitë e tjera në tregun tonë. Një nga përfitimet më të mëdha është se punonjësit kanë mundësi të punojnë nga komoditeti i shtëpisë së tyre ose nga zyrat më moderne në qendër të Shkupit. Kjo do të thotë se Teleperformace mund të punësojë kandidatë nga e gjithë Maqedonia e Veriut të cilët duan të punojnë nga shtëpia dhe të cilëve kompania do t’ua sigurojë të gjitha pajisjet e nevojshme për punë.

Teleperformance ofron një vend pune të klasit botëror. Kjo nënkupton punë me pajisje moderne, trajnime të plota për punë që paguhen që nga dita e parë, sigurim shëndetësor privat dhe mundësi të panumërta për avancim dhe karrierë brenda dhe jashtë vendit. Përshkrimi i punës është një agjent për mbështetje të klientit, i cili është përgjegjës për ofrimin e këshillave kompetente dhe të orientuara drejt shërbimit për klientët e kompanisë.

Një kusht kyç për t’u bërë pjesë e këtij ekipi të suksesshëm është njohja e mirë e gjuhës gjermane. Po ashtu, kjo është një mundësi për të zhvilluar më tej aftësitë tuaja të komunikimit, të cilat mund të hapin dyer të shumta për avancimin tuaj në karrierë.

Investime të duhura në vend, të rinjtë të mendojnë para se ta braktisin vendin –

Investimi gjerman “Markart” po ndërton me sukses historinë e tij për një dekadë në Veles. Prodhon komponentë ultra-modernë për markat më të mira të makinave me teknologjinë më të lartë dhe shumica e proceseve janë robotike. Fabrika dhe ndërtesa administrative janë bërë sipas standardeve botërore.

Siç theksoi menaxhmenti në takim me gazetarët, inovacionet janë në fokus, ndërsa prioritet janë punëtorët.

“Inovacionet janë historia jonë, por ne seriozisht jemi të përkushtuar ndaj punonjësve tanë. Ne u ofrojmë kushte të shkëlqyera, mundësi për zhvillim në karrierë dhe orar fleksibil të punës. Ky investim është një shembull i shkëlqyer që ju mund të punoni në pozita tërheqëse edhe në Maqedoninë e Veriut. Ne duam t’u përcjellim mesazhin të rinjve që përgatiten për tregun e punës, si dhe prindërve të tyre, se është e mundur të punohet në shtëpi sipas standardeve gjermane”, tha drejtori i “Markart” Juren Shmit.

Çështja e punësimeve po zgjidhet edhe përmes investitorëve të huaj, por në fakt edhe këtu duhet të luajnë rol institucionet e vendit për të tërhequr sa më shumë. Sepse, investitorët nuk vijnë aty ku nuk ndihmohen e mirëpriten, nuk vijnë aty ku u kërkohen shumë marramendëse parash, këtu gjëra duhet të marrin fund. Edhe në këtë vend ka shpresë e mund të jetohet vetëm lidershipi duhet të reformohet. /Zhurnal.mk