Publikohen pamje të dhunshme të reperit Fero, duke grushtuar një qytetar në veturë

Në rrjetet sociale dhe mediat online ka filluar të qarkullojë me të madhe një video e dhunshme e reperit Fero.

Videoja e publikuar nga ‘Nacionale’ tregon momentin kur reperi me prejardhje nga Gjilani, mund të shihet duke sulmuar një person brenda një veture.

Ai shihet i acaruar duke goditur me gjithë forcë brenda një veture, e cila mesa duket më pas tenton të largohet.

Nga lokacioni, duket se ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Muharrem Fejza’ në Prishtinë.

Megjithatë data se kur ka ndodhur kjo ngjarje nuk është bërë e ditur.

Për ta parë videon e plotë, klikoni KËTU.