Profesorët bullgarë në aksion për t’i bindur eurodeputetët për pozitat e Bullgarisë ndaj RMV-së
Sofje, 3 qershor – Historian bullgar dhe filozof do të udhëtojnë për në Strasburg, me misionin për t’i bind eurodeputet në “korrektësinë e pozicioneve bullgare në kontestin në mes Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut”, njoftoi gazeta bullgare “Standard”.
“Ky udhëtim vjen shumë vonë. Dy vite propozojë të shkojmë me prof. Plamen Pavllov dhe prof. Ana Koçeva në metropolet evropiane dhe t’i bindim. Para dy viteve kur u paraqit ky kontest ishte më ndryshe. Tani ky kontest absolutisht po vlon – dhe do të pëlcet në secilin moment dhe për këtë, edhe pse vonë. është mirë të bëhet kjo”, deklaroi arkeolog Nikollaj Ovçarov si mysafir në emisionin “Mirëmëngjes Bullgari” në televizionin Bullgaria On Er.
Sipas tij, Bullgaria po bënë kompromis të madh sepse “e pranon identitetin maqedonas”, derisa vendi duhet vetëm “të pranojë historinë bullgare deri në vitin 1944”.
Ovçarov thotë se ata dëshirojnë të kryejnë presion edhe ndaj palës bullgare, sepse, sipas tij, Qeveria në Sofje ka “pozicion dukshëm hezitues”.

