Pritja në kufirin në Tabanoc zgjatë gjysmë ore

Shkup, 5 korrik – Për shkak të frekuentimit të rritur të automjeteve, koha e pritjes në VK Tabanocë për hyrje në vend është rreth 30 minuta, ndërsa në VK Bogorodicë për dalje nga vendi është rreth 15 minuta.

Në vendkalimet e tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka ndalesa më të gjatë për hyrje dhe dalje nga vendi, informon LAMM.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është rritur.

Komunikacioni në rrugët shtetërore është duke u zhvilluar pa pengesa, nëpër rrugë të thata.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.