Presidenti Pendarovski 12 studentëve ua dorëzoi mirënjohjen “Unaza inxhinierike” për vitin 2022

Shkup, 23 qershor – Në ceremoninë solemne, para pllatosë së “Vilës Vodno”, presidenti Stevo Pendarovski sot u dorëzoi mirënjohjen “Unaza inxhinierike” 12 studentëve më të suksesshëm, të cilët kanë diplomuar në fakultetet për disiplina inxhinierike në vend.

Mirënjohjen për të 19 herë e ndajnë Institucioni inxhinierik i Maqedonisë dhe Oda e arkitektëve të autorizuar dhe inxhinierëve të autorizuar, nën mbështetjen e Presidentit të Republikës.

“Pa dyshim, me ndarjen e kësaj mirënjohjeje kontribuojmë për afirmimin e profesioneve të inxhinierisë ndërsa edhe vetë ky manifestim kontribuon për promovimin e inxhinierisë. Atë që përmes viteve e shohim në këto tubime tona të përbashkëta si edhe nga lista e fituesve të çmimit, mund të lëvdërohemi, me rini cilësore inxhinierike, që gjithnjë e më shumë vlerësohet edhe tek edhe jashtë vendit. Inxhinierë mekanikë, arkitektë, informaticientë, teknologë, elektroteknikë, inxhinierë ndërtimi, të bujqësisë e pylltarisë, fitues të “Unazës Inxhinierike”, por edhe të gjithë inxhinierët e tjerë, janë forca lëvizëse e çdo vendi. Këta të rinj tashmë po kontribuojnë në masë të madhe për ekonominë e vendit dhe rrjedhimisht për mirëqenien e të gjithë qytetarëve tanë”, tha presidenti Pendarovski.

Ai beson se, siç është rasti në vendet e zhvilluara, ashtu edhe tek ne, gjithnjë e më shumë në mënyrë përkatëse do të vlerësohet rëndësimi i profesioneve inxhinierike, ndërsa ato gjithnjë e më shumë bëhen tërheqëse për të rinjtë. Që kjo të ndodhë, presidenti pret institucionet kompetente, secili në kuadër të kompetencave të veta të kontribuojnë për zhvillimin e mëtejmë të inxhinierisë tek ne.

Ai potencoi se tema e investimit në inxhinierët e rinj dhe në përgjithësi tek rinia, nuk guxon të mbetet vetëm në nivelin e retorikës politike por duhet të funksionojë edhe në praktikë.

“Të gjithë jemi ngopur me fraza dhe fjalë të bukura, ndërkohë që në realitet ndryshimet nuk ndodhin me ritmin e kërkuar. Jetojmë në kohë komplekse, me tensione të vazhdueshme, kriza shëndetësore dhe ekonomike, të cilat ndikojnë në paqen, mirëqenien dhe cilësinë e jetës sonë. Të bashkohemi pas ideve dhe projekteve të mira dhe t’i shfrytëzojmë këto vite për të hedhur hapat e duhur drejt zhvillimit dhe përparimit të atdheut tonë”, tha presidenti Pendarovski

https://www.facebook.com/SPendarovski/posts/587802342710680