Prej sot energjia elektrike me çmim më të shtrenjtë
Shkup, 1 korrik – Prej sot shtrenjtohet energjia elektrike dhe fillon të zbatohet koncepti i ri i bllok tarifave. Rregullatorët besojnë se për 98,8 për qind e amvisëritë çmimi mesatar i energjisë elektrike do të rritet për 7,4 për qind. Nuk priten as restrikcione të energjisë elektrike, edhe pse na pret dimër i vështirë.
Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE) Marko Bislimovski në fjalimin e para disa ditësh theksoi se me këtë sistem tarifor aktual të cilit janë publikuar para më shumë se 30-të ditësh risi kryesore do të jetë vendosja e bllok tarifave për konsumin e amvisërive.
“Këto bllok tarifa vendosen me një qëllim për të racionalizuar konsumin e energjisë elektrike, pra kush shpenzon më shumë do të paguajë më shumë. Blloqet tarifore janë një lloj koncepti siç është tatimi mbi të ardhurat personale, i cili ka të ardhura më të larta për të paguar më shumë. Blloqet do të jenë të vlefshme vetëm gjatë vlefshmërisë së tarifës së shtrenjtë, nga 7 në 22. Tarifa e lirë vazhdon si deri më tani nga ora 22 deri në 7 dhe gjithë ditën e dielë dhe konsumi me tarifë të lirë nuk do të tarifohet në bazë të blloqeve, për tarifë të lirë nuk do të vlejnë blloqet”, theksoi Bislimovski.
Kërkesa kryesore nga Bashkësia Energjisë dhe Komisioni Evropian, siç theksoi ai, realizohet me këtë sistem tarifor.
Kryetari i Komisionit rregullator për energjetikë, Marko Bislimovski pardje edhe njëherë përsëriti se çmimi mesatar i rrymës për 98,8 për e amvisërive do të rritet për 7,4 për qind, ndërsa vetëm ata 1,2 për qind të cilët shpenzojnë në mënyrë enorme, do të paguajnë në mënyrë enorme.
“KRRE-ja ka vendosur koncept në bllokun e tarifave me qëllim që t’u ndihmohet kategorive më të cenueshme të konsumatorëve, por t’u ndihmohet edhe amvisërive që nuk kanë zgjedhje tjetër dhe mënyrë tjetër për ngrohje përveç energjisë elektrike dhe për këtë blloqet i kemi zgjeruar vetëm me tarifën e lartë deri në 1050 kilovat. Kontrollojeni në cilin do vend në rajon nëse ka aq blloqe të larta. Unë ju pohoj në mënyrë më të përgjegjshme dhe fuqishëm qëndroj pas kësaj se blloqet të cilat janë përcaktuar në Maqedoni janë më të larta në rajon”, deklaroi Bislimovski, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në Forumin e sotëm energjetik të Maqedonisë që mbahet në Ohër.
Ai pohoi se tek 59,9 për qind e konsumatorëve në periudhën e dimrit rritja do të jetë 6,6 për qind, tek 20-30 për qind do të jetë prej 6,6 deri në 8,7, tek tre për qind prej 8,7 deri në 11,2, ndërsa tek ata që shpenzojnë shumë do të jetë prej 11,2 deri në 99-100 për qind.
KRRE-ja sipas Bislimovski është e pavarur dhe prandaj pret se opozita nuk do të kryejë presion vazhdimisht ndaj saj.
Ndryshe, çmimi me të cilin qytetarët do të paguajnë energjinë elektrike prej sot 1 korrikut të këtij viti do të varet nga sa rritje çmimi do të kërkojë furnizuesi universal EVN Houm, pasi EMV, nga oferta e së cilës varet më së shumti çmimi, të premten ofroi një çmimi prej 48 e/MWh në tenderin për furnizimin e furnizuesit universal të energjisë elektrike për nevojat e tregut të rregulluar, që është një rritje prej shtatë eurosh krahasuar me çmimin e vitit të kaluar prej 41 euro për megavat/orë.
SHA EMV, përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se edhe këtë vit do të shpërndajnë 100 për qind për nevojat e qytetarëve dhe konsumatorëve të vegjël, ndonëse ligji u jep mundësi të japin energji vetëm prej 60 për qind të nevojave të EVN Home. EMV merr pjesë me rreth 32 për qind në çmimin për konsumatorët përfundimtarë.
MEPSO dhe Elektroshpërndarësi javën e kaluar dorëzuan kërkesë te KRRE për rritje të pjesës së tyre në çmimin e energjisë elektrike për 60 deri në 80 për qind.

