Policia gjermane arreston 31 vjeçarin nga Maqedonia, kishte fletarrest ndërkombëtar
Shkup, 8 qershor – Si rezultat i bashkëpunimit mes policisë gjermane dhe asaj maqedonase, në Gjermani është arrestuar një shtetas i Maqedonisë, informon Zhurnal.
Dje është arrestuar 31 vjeçari V.K, shtetas i Maqedonisë, i cili kërkoheshte me fletarrest ndërkombëtar, ndërsa është dënuar me pesë vite burg për kryerje të veprës penale “Grabitje”, të kryer në vitin 2013.
Arrestimi i tij është ndihmuar nga policia e Gjermanisë./Zhurnal.mk

