Policia aksion në Saraj, dy të arrestuar

Saraj, 4 gusht – Një incident ka ndodhur rreth orës 16 në Saraj, gjegjësisht në qarkoren që lidh Shkupin dhe Tetovën, raporton Klan Macedoni

Nga pamjet që ka siguruar Tv Klan Maqedoni, në një aksion të policisë për kapjen e disa personave janë dëgjuar edhe krisma. Jozyrtarisht mësohet se dy persona janë arrestuar, ndërsa po vijojnë kërkimet të tretin.

Nga MPB njoftuan se pas realizimit të operacionit do të dalin me detaje për rastin.