Pjesëmarrësit në protestë kundër propozimit francez mbërritën para Kuvendit

Shkup, 11 Korrik – Me transparentë “Ultimatum, jo faleminderit” dhe “Megjithatë, ne do të fitojmë”, pjesëmarrësit në protestat kundër propozimit francez arritën para Kuvendit. Paraprakisht, kaluan pranë Ministrisë së Drejtësisë ku brohorisnin “dorëheqje”.

Tani për tani, protesta është duke kaluar qetë. Në mesin e qytetarëve janë edhe anëtarët e VMRO-DPMNE-së opozitare dhe të partisë E Majta të cilët publikisht i mbështesin protestat.

Objektet e Kuvendit dhe të Ministrisë së Drejtësisë janë rrethuar nga kordonët policorë.

—-

Sot në ora 19 ka filluar protesta e opozitës kundër propozimit francez. Protestuesit u mblodhën para Qeverisë, ku shprehën revoltën e tyre kundër propozimit francez, duke kërkuar edhe dorëheqjen e qeverisë.

Më pas protestuesit u nisën në drejtim të Parlamentit.

Kryetari i VMRO-së, Mickoski duket se sot nuk ka marë pjesë në protestë.