Petrovska-Vallander: Aleanca jonë është tregim suksesi i bashkimit dhe ndarjes së vlerave të përbashkëta

Shkup, 2 qershor – Dialogu strategjik do të jetë edhe një hap përpara në bashkëpunimin intensiv dhe produktiv ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Maqedonisë së Veriut në fushën e mbrojtjes, deklaroi ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska në takimin me ndihmësekretaren e Mbrojtjes së SHBA-së Seleste Uallander, që u realizua pasditen e djeshme sipas kohës amerikane.

“Dialogu strategjik është frymë shtesë në kurrizin për bashkëpunimin tonë të frytshëm në mbrojtje. Përkushtimi dhe mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Maqedoninë e Veriut është dëshmuar në vitet në të cilat kemi ndërtuar mbrojtjen dhe kjo shihet sot kur jemi pjesë e Aleancës, duke ndarë të njëjtat vlera”, tha Petrovska.

Ajo porositi se Maqedonia e Veriut me vepra ka treguar se ka vizion dhe synim të qartë kur bëhet fjalë për zhvillimin e Armatës – të jetë moderne, shumë e trajnuar dhe e pajisur me pajisje ushtarake bashkëkohore dhe se ky përkushtim është i dukshëm për aleatët, veçanërisht për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat ndihmojnë në modernizimin e Armatës.

Siç kumton Ministria e Mbrojtjes, Petrovska dhe Vallander kanë biseduar edhe për realitetin e ri të sigurisë në Evropë. Ata së bashku dënuan agresionin rus kundër Ukrainës, e cila, siç vlerësuan, u ballafaqua me NATO të bashkuar.

“Vallander në darkën e punës theksoi rëndësinë e Maqedonisë së Veriut në ruajtjen e paqes dhe sigurisë rajonale, duke theksuar vendimet që mundësojnë anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, si vendime reale në kohën e duhur”, informoi Ministria e Mbrojtjes.