Petrovska: Informo saktë, para se të transmetosh rrejshëm

Shkup, 11 korrik – Në luftën me lajmet e rreme, hapi i parë është më i rëndësishëm: mos kërkoni senzacion, por e vërtetë. Informoh saktë, para se të transmetonsh rrejshëm, nëse nuk je pjesë e përhapjes së lajmeve të rreme , shkroi në Fejsbuk ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska lidhur me përhapjen e lajmeve të rreme dhe deklaratës së djeshme të BE-analistes çeke, Jana Juzova.

“Në luftë me lajmet e rreme, hapi i parë është më i rëndësishëm: mos kërkoni senzacion, por të vërtetë. Informohu saktë, para se të tansmetosh rrejshëm, përveç nëse je pjesë e përhapjes së lajmeve të rreme. Qëndrim zyrtar i një shteti, shqetësim, (jo)gatishmëri transmeton ose publikon person zyrtar, në vendin tonë ky është ambasadori. Ndërsa kjo deklaratë zyrtare është më shumë se e qartë”shkroi në Fejsbuk, ministrja Petrovska.

Jana Juzova nga Instituti çek “Europeum” dje informoi se qëndrimet e saj të paraqitura në forumin e djeshëm të organizuar nga Instituti për politikë evropiane nuk janë pikëpamje zyrtare e Pragës.

“Dua të sqaroj se komentet e mia janë bazuar në hulumtimin dhe opinionin tim afatgjatë si analist i politikave që ndjek zgjerimin e BE-së dhe politikën e jashtme çeke dhe ato komente në asnjë mënyrë nuk përfaqësojnë politikën zyrtare të Republikës Çeke”, ka shkruar Juzova në Tuiter.

Juzova pardje ishte pjesëmarrëse onlajn në forumin EPI dhe në fjalimin e saj tha se Çekia dhe vendet anëtare janë të shqetësuara për propozimin francez për fillimin e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut.

“Sipas asaj që kemi dëgjuar nga MPJ e Çekisë, ata janë shumë të mërzitur me Francën dhe Bullgarinë dhe arsyeja është se shtetet e tjera anëtare nuk janë konsultuar për propozimin. Është konsultuar vetëm Bullgaria, ndërsa vendet e tjera kanë mbetur në errësirë”, tha Juzova.