Petkov: Më pëlqen propozimi francez por më duhet ta mbajë fjalën, do të vendosë Parlamenti

Bruksel, 23 qershor – Më pëlqen propozimi francez dhe mendoj se nuk mund të ketë propozim tjetër të tillë, deklaroi sot në Bruksel kryeministri bullgar në largim Kiril Petkov.

Ai theksoi se do t’i qëndrojë fjalës dhe asaj që “i premtoi popullit bullgar” se Kuvendi Kombëtar duhet të vendosë për propozimin e presidencës franceze të BE-së për zhbllokimin e rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut.

“Shpresoj që në ditët në vijim Kuvendi Kombëtar të marrë një vendim për këtë çështje. Ne kemi një moment historik që të mund të mbrojmë të gjitha interesat tona bullgare, gjërat që kemi ëndërruar dhe me këtë propozim të mbrojmë interesin bullgar në planin afatgjatë,” tha Petkov para fillimit të Samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Ai u kërkoi deputetëve në parlamentin bullgar të mos përpiqen t’ia “transferojnë pataten e nxehtë” atij për të vendosur vetë për propozimin francez.

“Nëse jeni burrë shteti, shkoni në Komision dhe le të merret vendimi i duhur, u tha Petkov anëtarëve të Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Bullgarisë, duke i kërkuar që të marrë vendimin përfundimtar për pranimin ose refuzimin e propozimit francez.

Sipas Petkovit, gjatë gjithë periudhës së kaluar “çështja e Republikës së Maqedonisë Veriore ka qenë mjegull në hapësirën publike, me vetëm një qëllim – të shkundë Qeverinë dhe të vjedhë miliarda”.

Ai iu drejtua gjithashtu presidentit bullgar Rumen Radev, duke theksuar se ishte e papranueshme që ai tashmë dy javë nuk e mbledhë Këshillin Këshillimor të Sigurisë Kombëtare (KKSK) dhe vetëm “fshihet në vende të ndryshme”.

“Nëse jeni kryetar i një vendi, e mbledh KKSK-në, të gjitha shërbimet dhe partitë, ulemi bashkë, flasim dhe dalim me një qëndrim. Ranë maskat. U lodha nga frikacakët, shtoi Petkov.