Pesë mbledhje të Kuvendit dhe mbledhje në Komisionin Ligjvënës-Juridik

Shkup, 27 korrik – Kuvendi sot do të mbajë pesë mbledhje, mbledhjen e 82-të si dhe vazhdimet e mbledhjes së 50-të, 57-të, 71-të dhe 79-të.

Në mbledhjen e 82-të rendi i ditës janë propozim-ligjet për ratifikimin e Protokollit për Marrëveshjen Euroatlantike në lidhje me anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO. Në mesin e pikave të rendit të ditës janë edhe propozim-ligjet për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Shërbim në Gjyqësor, të Ligjit për Shërbim në Prokurorinë Publike, si dhe të Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve.

Në mbledhjen e 50-të, duhet të shqyrtohen propozim-strategjia për barazi gjinore 2021-2026, propozim-ligji për ilaçet dhe propozim-ligji për pagesën e kompensimit në të holla të viktimave nga veprat penale me dhunë.

Mbeten edhe dy pika të pashqyrtuara të rendit të ditës së mbledhjes së 57-të, gjegjësisht propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Tatimin e Vlerës së Shtuar dhe propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për Material Riprodhues nga llojet e drurëve pyjorë.

Në mbledhjen e 71-të gjendet pika për interpelancën e punës së kryetares së Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Sonja Mirakovska, si dhe për shumë projektligje, ndër të cilat ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Marrëdhëniet e Punës. Në rend dite të kësaj mbledhje është edhe Informata për regjistrimin e popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut 2021, si dhe propozimi për kandidat për nënkryetar të Kuvendit.

Në rend dite të mbledhjes së 79-të, janë propozim-ligji për përgjegjësi qytetare për ofendim dhe shantazh, propozim-ligji për mbrojtjen e konsumatorëve.

Në Kuvend sot do të mbahet edhe një mbledhje e Komisionit Ligjvënës-Juridik, në rend dite të të cilës është një pikë, gjegjësisht Propozim-ligji për buxhete.