Për tre vjet Qeveria ka shpenzuar 5 milionë euro për makina në lizing

Shkup, 9 Qershor – Në periudhën nga viti 2018 deri në 2021, Qeveria ka shpenzuar 5 milionë euro për marrje me qira të makinave përmes lizingut operativ, u tha në seancën e sotme të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

Prej atje shtuan se marrëveshjet për lizing operativ në shumicën e rasteve janë lidhur me operatorin e njëjtë ekonomik i cili është favorizuar, pa pasur analizë paraprake për përfitimet.

Për këto arsye, KShPK do të dorëzojë analizë të detajuar deri te zëvendëskryeministrja për Politikat e Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkovska me rekomandim që t’i kushtojë vëmendje lidhjes së lizing-marrëveshjeve për “mbushjen” e parkut vozitës të Qeverisë dhe institucioneve që janë nën kompetencën e saj.

“Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për makina të klasës së lartë të cilat tre vjet pas prodhimit ende do të ishin tërheqëse për blerje, prandaj shitja e tyre pas skadimit të periudhës 3-vjeçare, do të rezultonte me gjenerim të të ardhurave në vlerë prej të paktën një milionë e 228 mijë eurove, sa do të ishte vlera e 45 veturave pas skadimit të kësaj periudhe 3-vjeçare”- deklaroi Shemsi Salai.