Për hyrje dhe dalje nga vendi pritet gjysëm ore

Shkup, 11 korrik – Për shkak të frekuentimit të shtuar të automjeteve, në Vendkalimin kufitar Tabanoc, për hyrje në vend pritet rreth një orë, ndërsa në VK Bogorodicë për dalje nga vendi, koha e pritje është rreth 30 minuta.

Lidha Auto Moto e Maqedonisë së Veriut informon se në vendkalimet e tjera, nga ana e vendit tonë, sonte nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

“Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është shtuar”, kumtoi LAMM.