Për hyrje dhe dalje nga vendi pritet deri në 1 orë
Shkup, 29 korrik – Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerë nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimin kufitar Bogorodicë për hyrje në vend pritet rreth 30 minuta, ndërsa në VK Tabanoc për hyrje pritet rreth 40-60 minuta. Në vendkalimet e tjera, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.