Për disa ditë gjashtë zjarre tek Shtëpia e gjuetisë në Kumanovë

Kumanovë, 27 korrik – Zjarrfikësit e Kumanovës gjatë ditës se djeshme dy herë kanë shuar zjarrin tek “Shtëpia e gjuetisë” në afërsi fshatit Proevc, informoi sot Qendra rajonale për menaxhim me kriza në Kumanovë.
Së pari është djegur bari i thatë në periudhën e orës 13:20 deri në orën 15:00 dhe katër zjarrfikës kanë shuar zjarrin me dy automjete të zjarrfikësve. Intervenimi i dytë ka qenë në lokacionin e njëjtë përsëri bari i thatë dhe njësia kundër zjarreve ka shuar zjarrin me një automjet dhe dy zjarrfikës nga ora 17:50 deri në orën 20:40.
“Nga një person kujdestar jemi njoftuar se për disa ditë në fshatin Proevc shënojnë gjashtë intervenime në afërsi të Shtëpisë së gjuetisë ku në lokacione të ndryshme përreth është djegur bari i thatë dhe me gjasë qëllimisht t’i vihet zjarri nga një person ende i panjohur”, thonë nga QRMK Kumanovë.
Nga buletini i përditshëm jepet informacioni edhe për zjarrin e djeshëm në një objekt ndihmës në fshatin Pçinjë ka u lëndua pronari i objektit. Tre automjete kundër zjarreve me gjashtë zjarrfikës kanë shuar zjarrin në kohën prej orës 04:05 deri në 06:30. Personi i lënduar është dërguar në spital për trajtim mjekësor. Në zjarrin janë djegur makineri bujqësore, drithëra dhe gjësende të tjera.