Pendarovski u takua me gjeniun e ri matematikor Ylli Morina
Shkup, 1 qershor – Presidenti Stevo Pendarovski sot e priti gjeniun matematikor 13-vjeçar nga Shkupi, Ylli Morina.
“Ylli Morina është një nga ata nxënës të talentuar që bëjnë përshtypje me rezultatet e arritura.
Gjeniu matematikor nga viti i tij i katërt i zgjidh detyrat dhe i ndan njohuritë e tij publikisht përmes videove edukative në internet, ka shkruar Pendarovski në profilin e tij në Fejsbuk.
Përmes njoftimit, presidenti i uron të riut Morina edhe shumë suksese në rrugën e tij drejt përsosjes së talentit./Zhurnal.mk

