Pendarovski mirëpriti në takim der Leyen, afirmohet vullneti për miratimin e propozimit francez

Shkup, 14 korrik – Presidenti i vendit Stevo Pendarovski, sot priti në takim kryetaren e komisionit evropian, Ursula von der Leyen.

Në takim është biseduar për gjendjen aktuale politike në vend dhe proceset lidhur me integrimet evropiane. KRyetarja e KE-së, Von der Leyen, konfirmoi se me konferencën e parë ndërqeveritare që pritet të mbahet së shpejti, nëse pranohet propozimi fracnez për kornizën negociuese, fillojnë bisedimet konkrete dhe menjëherë fillon skrining procesi, informon Zhurnal.

Gjithashtu, me fillimin e negociatave me BE-në, sa më shpejtë që është e mundur do të veprohet drejt nënshkrimit të marrëveshjeve bilaterale mes BE-së dhe Maqedonisë, për gjuhën maqedonase dhe gjuhëve të tjera zyrtare të Unionit.

Presidenti i shtetit, Pendarovski, ka riafirmuar qëndrimin se pranimi i propozimit francez do të mundësojë debllokim të eurointegrimeve dhe hapjes së fazës së parë nga negociatat inkuadruese, që paraqet impuls pozitiv për procesin reformues dhe përparimin e Maqedonisë.

Në këtë kontekst, presidenti Pendarovski ka potencuar se gjuha dhe identiteti maqedonas duhet të respektohen dhe garantohen nga BE-ja./Zhurnal.mk