Pendarovski do të ndajë Dekorata për meritë dhe Kartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Shkup, 30 maj – Presidenti i Stevo Pendarvoski sot në kabinetin e tij në ceremoni solemne do të ndajë Dekorata për meritë dhe Kartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Siç ka i nformuar pres-shërbimi i presidentit, me Dekoratë për merita për Republikën e Maqedonisë së Veriut do të dekorohen fituesi i Çmimit Nobel për ekonomi, Pol Krigman për inovacion, vizion dhe kontribut të veçantë në fushën e ekonomisë.

Dekoratë për meritë do të marrë edhe Oda ekonomike e Maqedonisë e Veriut, për investimin e saj 100-vjeçar dedikues dhe kontribut të përhershëm në zhvillimin e ekonomisë dhe ndërlidhjen e strukturave të ndryshme esnafe afariste.

Me Kartën e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të dekorohet Branko Azeski, për kontributin fundamental në modernizimin dhe zhvillimin e ekonomisë, si dhe për udhëheqje të lartë profesionale me Odën ekonomike dhe sektorin e ekonomisë.