Pas mesazheve negative për lidhjen, Fifi publikon pamje “intime” krah të dashurit

Fifi ishte njëra ndër personazhet më të përfolura brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

E pas daljes nga aty ajo vazhdon e merr vëmendje me projektet dhe jetën e saj private.

Ajo ka zyrtarizuar lidhjen e saj me Adis Patushin, biznesmenin nga Shqipëria.

Adisi është ish partneri i modeles shqiptare, Adrola Dushi, me të cilën kanë edhe një fëmijë.

Gjatë mbrëmjes së kaluar Fifi, ka reaguar për herë të parë pas të gjitha kritikave që ajo ka pranuar për lidhjen e saj.

Madje ajo foli edhe Adrolën, ku sqaroi se do ta respektojë si grua, nënë e vajzë, por jo vetëm si ish partneren e të dashurit të saj.

Pas këtyre reagimeve ajo ka publikuar një video ku Adisi ishte në krahët e saj.

Ata dëshmuan se komentet negative nuk i pengojnë në lidhjen e tyre.