Partnerët e koalicionit në pushtet të dielën në takim

Shkup, 17 qershor – Të dielën do të mbahet takimi i partnerëve të koalicionit që janë pjesë e Parlamentit dhe Qeverisë, në të cilin ndër të tjera do të rikonfirmohet qëndrimi për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta në vitin 2024 së bashku me ato presidenciale, informoi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Në atë takim, thotë Kovaçevski, të gjithë do të shprehin mendimin e tyre, ndërsa qëllimi është që të rikapitalizohet gjithçka që është bërë në drejtim të përballjes me krizën në muajt e fundit nga formimi i qeverisë së re.

“Ndër të tjera do të informojmë për masat që do të ndërmerren, të cilat janë të përcaktuara në ribalancin, do të rishikojmë edhe krizën në aspektin e krizës energjetike, krizën me rritje të çmimeve në bursat botërore sa i përket ushqimit, të lëndëve të para energjetike të shkaktuara nga sulmi i Rusisë në Ukrainë, sqaroi Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë pjesëmarrjes në Forumin e Prespës për Dialog.

Ai shtoi se do t’i referohen edhe rëndësisë së zbatimit të politikave të përgjithshme në vend me qëllim të ruajtjes së standardit të popullatës dhe përmirësimit të sistemit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe harmonizimit me sistemin e BE-së.

Sipas Kovaçevskit, do të jetë një takim pozitiv në të cilin, siç tha ai, qytetarët do të binden se ka një shumicë qeverisëse dhe një qeveri që kujdeset për standardin e jetesës së qytetarëve dhe për të siguruar gjithçka që një qeveri duhet të sigurojë në kohë kriza me e madhe. Kjo, thotë ai, është ndryshe nga ajo që po bën opozita, sepse, siç tha, “aty shohim vetëm shkatërrim dhe bllokim”.

“Akoma më keq, ka parti politike në opozitë që janë hapur kundër anëtarësimit tonë në BE dhe NATO dhe që shkojnë hapur në takime në Moskë në një kohë kur e gjithë Evropa së bashku me SHBA-në luftojnë për të ruajtur demokracinë në të gjithë vendet që janë pjesë e BE-së, kandidatët e BE-së dhe ata që duan të bëhen anëtarë të BE-së, tha Kovaçevski.

Sa i përket bisedimeve të mëtutjeshme me Bullgarinë, thotë Kovaçevski, ky koalicion është evropian dhe në të të gjitha partitë politike që janë anëtare kanë një qëllim dhe vizion të qartë për Republikën e Maqedonisë së Veriut që jeton vlerat evropiane, e cila është e integruar në NATO, e cila duhet të integrohet në BE, e cila ka zgjidhur të gjitha çështjet e brendshme, e cila ka zgjidhur çështjet në raport me të gjithë fqinjët e saj. Për momentin, përfundoi ai, kemi marrëdhëniet më të mira me të gjithë fqinjët dhe një çështje të hapur me Bullgarinë.