Parisi i gatshëm për takim për marrëveshje mes Shkupit dhe Sofjes
Shkup, 7 qershor – Presidenti i Francës, Emanuel Makron, pas bisedave të mbrëmshme telefonike me presidentin bullgar, Rumen Radev dhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski kumtoi se është i gatshëm t’i presë në Paris “kur të vijë koha”, autoritetet e Bullgarisë dhe të Maqedonisë së Veriut me qëllim që të dakordojë marrëveshje bilaterale që do të mundësojë hapjen e negociatave për inikuadrimin e Maqedonisë së Veriut në BE, njofton korrespondenti i MIA-s.
Franca, e cila kryeson me BE-në nga 1 korriku, “tashmë për disa javë e mbështetë kërkimin e zgjidhjes së kontestit midis dy vendeve”, përkujtoi Pallati i Eliseut pas bisedimeve me presidentin bullgar, Rumen Radev dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.
Gjatë bisedimeve, Emanuel Makron e shprehu “mbështetjen e tij të plotë për marrëveshje midis dy vendeve, që do të kontribuojë për marrëdhënie të mira fqinje dhe do ta konsolidojë perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut”. Makron shprehu mbështetje të plotë për marrëveshje midis dy vendeve, si edhe për respektimin e të drejtave themelore të qytetarëve të cilët deklarojnë se u takojnë komuniteteve të tjera ose pakicave, thonë nga Pallati i Eliseut.
Sofja e bllokoi inkuadrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian nga nëntori 2022 për shkak të kontesteve lidhur me gjuhën dhe historinë. Para këtij bllokimi bullgar, Maqedonia e Veriut me vite përballej me veton e Greqisë e cila nuk ia pranonte emrin Maqedonisë, që gjithashtu është emër i provincës së saj veriore, duke e parë si uzurpim të trashëgimisë së saj historike. Athina e hoqi veton në vitin 2018 kur emrit të vendit i ishte shtuar mbiemri “E Veriut”.
Pesë vende për momentin janë zyrtarisht kandidate për BE, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, Shqipëria dhe Turqia. Në vitin 2019, Emanuel Makron vendosi veto, me edhe dy vende-anëtare, në hapjen e negociatave inkuadruese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, me kërkesë që të miratohet metodologjia e re për inkuadrim në BE.

