Panel-diskutim “Organizatat qytetare si ofrues të licencuar të shërbimeve: Sfida dhe mundësi”

Shkup, 24 qershor – Panel-diskutim me temë “Organizatat qytetare si ofruese të licencuara të shërbimeve: Sfida dhe mundësi” do të mbahet sot në Shkup.

Më 29 prill të këtij viti, siç theksojnë nga Rrjeti nacional kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale solli Vendim për konstatimin e çmimeve të shërbimeve sociale të cilat krahas viktimave të dhunës familjare dhe dhunës së bazuar gjinore, prëfshijnë edhe shërbime për kategori të tjera të ndjeshme: ndihmë në shtëpi, për mbrojtje jashtë familjare, për ndihmë dhe mbështetje profesionale, për qëndrim ditor, për qëndrim të përkohshëm, për këshillim dhe mungesë të kujdesit familjar.

“Të nxitur nga çmimet e konfirmuara në vendimin e saposjellur, e organizojmë këtë panel-diskutim në mënyrë që t’u përgjigjemi disa pyetjeve të cilat na u paraqitën, përkatësisht “Nëse Ministria e Punës dhe Politikës Sociale me të vërtetë dëshiron ta avancojë qasjen drejt shërbimeve sociale për kategoritë e ndjeshme të qytetarëve dhe qytetareve?!”, “A dëshiron me të vërtetë Ministria e Punës dhe Politikës Sociale t’i angazhojë organizatat qytetare si ofrues të shërbimeve sociale” dhe “Nëse ky është vetëm edhe një aktivitet të cilin Ministria e Punës dhe Politikës Sociale do ta shtojë në listën me aktivitete të kryera, ndërkaq i cili nuk do implementohet dhe nuk do të japë kurfarë rezultate?””, thuhet në kumtesë.

Në panel-diskutim, siç shtojnë nga Rrjeti, janë ftuar organizata qytetare, institucione, organizata ndërkombëtare dhe të gjithë subjektet e tjera juridike të cilat sigurojnë shërbime në nivel lokal dhe nacional. Qëllimi, theksojnë, është të hapet diskutim për objektivitetin dhe realitetin e çmimeve të konstatuara, përkatësisht nëse ato me të vërtetë do t’i mbulojnë shpenzimet e ofruesve të shërbimeve.