Pa energji elektrike nesër disa pjesë në tetë komuna të Shkupit
Shkup, 3 gusht – Për shkak të punimeve teknike në rrjetin shpërndarës, nesër do të mbeten pa energji elektrike një pjesë e konsumatorëve nga komunat Karposh, Aerodrom, Qendër, Saraj, Studeniçan, Gazi Babë, Sopishtë, Kisella Vodë, kumtojnë nga Qendra rajonale për menaxhim me kriza – Shkup.
Sipas paralajmërimit, nesër në periudhën prej orës 10:30 deri në orën 13:00 do të jenë pa furnizim me energji elektrike konsumatorët nga rruga “Strushka”, Komuna e Karposhit, nga ora 08:30 deri në 14:30 nga rruga “Bllazho Orlandiq” numrat çiftë prej 8 e tutje, Komuna Aerodrom, derisa nga ora 08:00-15:00 nga rruga “Orce Nikollov”, Komuna e Qendrës.
Nesër nga ora 09:00 deri në ora 14:00 pa energji elektrike do të jenë konsumatorët nga fshatrat: Bukoviq, Raoviq, Laskarc, Paniçar, Komuna Sarajit, nga ora 09:00-12:00 nga rr.2 në fshatin Koliçan i Poshtëm, Komuna e Studeniçanit dhe nga ora 08:00 deri në ora 10:00 nga bulevardi “Aleksandri i Maqedonisë”, Komuna e Gazi Babës.

