Osmani: Zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor është investim në stabilitet dhe siguri
Shkup, 17 qershor – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani vlerëson se ngjarjet gjeopolitike aktuale vetëm se e kanë konfirmuar tezën se zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor paraqet investim në stabilitet dhe siguri, jo vetëm në rajon por edhe në Evropë.
“Ballkani Perëndimor është gjeografikisht, politikisht dhe kulturalisht pjesë e Evropës, për këtë arsye nuk ka dyshim se e ardhmja e tij është në aleancat evropiane dhe euroatlantike. Vetëm një vështrim i shkurtër në hartë tregon qartë se Ballkani nuk është në periferi, por në zemër të Evropës, i rrethuar nga të gjitha anët nga shtetet anëtare të Unionit. Ky rajon nuk ka kufij të tjerë, por vetëm kufij me BE-në, dhe prandaj, kur bëhet fjalë për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, termi i duhur do të ishte rrumbullakimi i Unionit dhe jo zgjerimi i tij. E ky nuk është vetëm konstatim politik, por edhe gjeostrategjik. I vendosur në pjesën juglindore të Evropës, Ballkani Perëndimor në çdo aspekt të mundshëm paraqet portin Juglindor të Evropës. Kur bëhet fjalë për diversifikimin e energjisë, në mënyrë të pashmangshme mendohet për korridoret e juglindore të lidhjes energjetike; kur i referohemi sfidave të migrimit, në mënyrë të pashmangshme në rend të ditës vijnë rutat ballkanike të lëvizjes, kur e kemi parasysh lidhjen me Azinë Qendrore, me Afrikën – e vetmja rrugë që kalon nëpër këtë rajon. Prandaj, një Ballkan Perëndimor stabil, prosperues dhe i integruar paraqet investim gjeopolitik për kontinent të sigurt, të stabil dhe prosperues.”
Ai shtoi se kur bëhet fjalë për diversifikimin e energjensave, gjithsesi duhet të mendohet në korridoret energjetike të cilat kalojnë përmes Evropës Juglindore.
“Nëse flasim për sfidat e migrimit dhe ruta ballkanike është menjëherë në rendin e ditës, kur flasim për lidhshmërinë me Azinë Qendrore, Afrikën, rruga e vetme kalon përmes këtij rajoni. Prandaj, një Ballkan Perëndimor i integruar dhe i suksesshëm është garanci për kontinent të suksesshëm dhe me prosperitet”, tha ministri i Punëve të Jashtme.
Ai vlerëson se në këtë kontekst, në Samitin e BE-së më 23 qershor, shefat e 27 vendeve anëtare të BE-së do të flasin për problemet lidhur me agresionin rus mbi Ukrainën dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor. BE, theksoi se duhet të ketë qëndrim të qartë lidhur me Ballkanin Perëndimor pasi, siç tha, stabiliteti i tij varet prej kësaj.
“Nëse vetëm të njëjtat mesazhe përsëriten, do të japë një sinjal të gabuar dhe të keq. Besueshmëria e BE-së po vihet në pikëpyetje, veçanërisht duke i pasur parasysh pasojat e agresionit rus në Ukrainë. Nëse Ballkani Perëndimor lihet jashtë tani, atëherë BE-ja do të humbasë më shumë. Rajoni tani ka nevojë për një sinjal të fortë, por jo vetëm BE-në, ai gjithashtu ka nevojë për një lidhje të fortë transatlantike. NATO është i vetmi vend ku BE-ja dhe NATO janë çdo ditë bashkë, duke diskutuar për sfidat e sigurisë, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po krijojnë treshen ballkanike të vendeve anëtare të NATO-s që ruan stabilitetin dhe sigurinë”, tha ministri Osmani.
Ministri i Punëve të Jashtme përkujtoi se vendi i është bashkuar të gjitha sanksioneve të përcaktuara nga BE-ja dhe është 100 për qind në përputhje me kornizën e përbashkët për politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe se edhe para fillimit të negociatave kemi një transpozim mbresëlënës prej 40 për qind të legjislacionit evropian në vend.
“Ngjarjet e sotme kërkojnë një opinion gjeostrategjik të ndjekur nga veprime të drejtpërdrejta që të mos humbim më shumë kohë. Si kurrë më parë duhet të ngrihet zëri i arsyes dhe të dëgjojmë mirëseardhjen e evropianëve”, tha ministri Osmani.
Sekretarja e OSBE-së, Hellga Shmith e cila pati fjalim të sajin në kuadër të sesionit theksoi se pajtohet se tani, më shumë se kurrë më parë, është e nevojshme të gjithë së bashku të punojnë dhe bashkëpunojnë që të mundësohet siguri më e madhe.
“Kjo është shenja e dallueshme e OSBE-së me punën e saj në fushën e sigurisë, por edhe në dimensionin shumë të rëndësishëm njerëzor, pra në fushën e të drejtave të njeriut. Një nga qëllimet është zvogëlimi i gjasave të konfliktit. Sigurisht që ka pasur konflikte, por me përfshirjen tonë në shumë prej tyre ato janë parandaluar ose ndalur. Tani jemi përballur me realitetin e ashpër ushtarak. Nuk do të doja ta krahasoja këtë me asgjë sepse është një luftë e paprovokuar dhe e pajustifikuar e një shteti të pavarur kundër një tjetri, me pasoja veçanërisht të rënda, veçanërisht për ukrainasit që paguajnë çmimin çdo ditë”, tha Osmani.
Prandaj, theksoi, më shumë se kurrë më parë duhet të punohet bashkërisht që të mundësohet siguri sa më e madhe dhe t’i jepet përparësi dialogut dhe bashkëpunimit kundrejt konfliktit.

