Osmani: Propozimi francez dhe protokoli nuk ndërlidhen me njëra tjetrën, janë të ndara

Shkup, 5 korrik – Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani duke qenë mysafir mbrëmë në televizionin nacional, theksoi se propozimi francez dhe protokolli janë dy procese të palidhura.

“Propozimi francez e konfirmon kornizën për negociatat për anëtarësim, ndërsa protokolli është dokument dypalësh me të cilin rregullisht ndiqet implementimi i marrëveshjes. Ato përkojnë në kohë, sepse në një pjesë të kësaj pako të marrëdhënieve me Republikën e Bullgarisë, që të jepet pëlqim për integrimin evropian, duhet të nënshkruhet edhe kjo marrëveshje, megjithatë ato dy dokumente nuk janë të lidhura në mënyrë të ndërsjellë”, theksoi Osmani.

Osmani theksoi se protokolli mund ta pasqyrojë dinamikën e procesit evropian, por procesi evropian nuk guxon të pasqyrojë dinamikën e protokollit i cili ka të bëjë me çështje dypalëshe të cilat ne i kemi në marrëdhëniet me Republikën e Bullgarisë dhe obligimet që i kanë ata ndaj nesh në BE.