Osmani- An Linde bideojnë për perspektivën europiane dhe aplikimin për anëtarësim të Suedisë në NATO

Shkup, 21 qershor – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka zhvilluar sot bisedë telefonike me ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, An Linde ku siç informohet është biseduar për prioritetet e politikës së jashtme dhe të sigurisë së dy vendeve, perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, aplikimin e Suedisë për anëtarësim në NATO, si dhe sfidat aktuale ndërkombëtare në kontekstin e ndryshuar gjeopolitik.

Osmani, siç informojnë nga kabineti i tij ka falënderuar mbi përkushtimin e vazhdueshëm të Suedisë në procesin e zgjerimit të BE-së dhe qëndrimin parimor të Suedisë se vendimi i Këshillit të BE-së i marsit 2020 lidhur me hapjen e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut duhet të zbatohet sa më shpejtë që është e mundur.

“Njëherësh ai shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme zhvillimore nga Suedia në ndarjen e përvojave dhe forcimin e kapaciteteve të institucioneve të vendit tonë, veçanërisht në fushën e demokracisë, sundimit të ligjit, të drejtave të njeriut, barazisë gjinore, aktiviteteve klimatike, mbrojtjes së ekosistemeve, zhvillimin ekonomik inkluziv”, thuhet në kumtesë.

Ministri Osmani madje ka theksuar se Maqedonia e Veriut, si anëtare më е rе е NATO-s, është ithtarе е fuqishme е politikës së dyerve të hapura të Aleancës, bazuar në merita dhe të drejtën e çdo kombi për të zgjedhur ose ndryshuar aranzhimet e veta të sigurisë, përfshirë edhe kursin e tyre të politikës së jashtme.