Oda promovoi shenjat e certifikuara – “kualitet ekstra maqedonas” dhe “kualitet tradicional maqedonas”
Shkup, 11 korrik – Oda ekonomike sot i prezantoi shenjat e certifikuara “kualitet ekstra maqedonas” dhe “kualitet tradicional maqedonas”, që vendosen sipas kërkesës së anëtareve të saja.
Shenjat e certifikuara, siç u tha në konferencë për shtyp, do të kenë ndikim të madh dhe kontribut ndaj promovimit dhe vlerës së shtuar të produkteve maqedonase dhe shërbimet e huaja por edhe në tregjet vendore.
Bartës të “kualitet ekstra maqedonas” mund të jetë secili produkt apo shërbime me kualitet të lartë, i prodhuar në Maqedoni të Veriut me pjesëmarrje dominuese të punës maqedonase dhe materiale për së paku 60 për qind, me funksionalitet të lartë, përdorshmëri, disejn modern dhe qëndrueshmëri, por duhet të jetë i pranishëm edhe në treg së paku një vit.
Për “kualitet tradicional maqedonas”, përsëri, mund të aplikohet vetëm nëse produkti është fituar me recetë tradicionale apo veprim.
Oda ekonomike paralajmëroi se më 14 korrik do të mbahet konferencë e posaçme për shtyp me rastin e 100 vjetorit të themelimit.

