Oda ekonomike ka përgatitur masa për tejkalimin e krizës, kërkon takim emergjent me Qeverinë dhe KRRE-në
Shkup, 14 korrik – Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut (OEMV) ka përgatitur masa për tejkalimin e problemeve të kompanive me energjinë elektrike, ndërsa të hënën do të kërkojë takim emergjent me Qeverinë dhe me KRRE-në.
Masat, siç deklaroi sot kryetari i OEMV-së Branko Azeski, kryesisht janë të konceptuara në rritjen e prodhimtarisë vendore të energjisë elektrike. Propozojnë të bëhet gjithçka e mundur në korniza të ESM-së për të aktivizuar të gjitha kapacitetet, përfshirë edhe kapacitetin në Negotinë, të shtyhen punimet në REK dhe të vendosen në funksion të gjitha kapacitetet fotovalvike.
“Të gjitha këto masa janë të lidhura me mjete të caktuara monetare. Për momentin po bëhet rebalanci i Buxhetit, ndërsa FMN-ja taktizon rreth mbështetjes dhe kjo i jep argument të fuqishëm Qeverisë të prolongon proceset, por për momentin vlerësojmë se nuk ka hapësirë për anulimin dhe në vijim të javës së ardhshme Qeveria do të duhet të sqarohet rreth kësaj çështje”, tha Azeski duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp.
Vlerësimi i OEMV-së është se Qeveria për shkak të ngjarjeve politike në shtet vonon me masat për tejkalimin e krizës energjetike.
Deri më tani OEMV-ja, siç tha, nuk ka informacione nëse kompanitë kanë probleme me qasje në kredi.
“Likuiditeti i bankave, është në nivel të kënaqshëm dhe ata akoma mund të dërgojnë të gjitha aktivitetet investuese të kompanive”, vlerësoi Azeski.

